Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se Shqipëria bashkohet me NATO dhe aleatët e BE.
Ndër të tjera kryeministri shkruan se mendimet e Shqipërisë janë me popullin ukrainas.
“Ne bashkohemi me NATO dhe aleatët e BE në dënimin e ashpër të agresionit të Rusisë. Mendimet tona janë me popullin ukrainas”, shkruan kryeministri Rama në “Twitter”