ryeministri kanadez Mark Carney tha se vendimi për të njohur një shtet palestinez është i nevojshëm, por duke u njohur me kufizimet. Më tej ai shtoi se Kandaja tashmë e njeh Palestinën.
“Nuk kemi iluzione se kjo është ndonjë lloj zgjidhjeje, por sipas gjykimit tonë është e nevojshme. Është sipas gjykimit të shumicës së vendeve të tjera në botë që ne duhet ta shtyjmë përpara këtë tani, sepse, siç thashë, mundësia, në shkelje absolute të kartës së OKB-së, një shkelje absolute e së drejtës ndërkombëtare të vetëvendosjes për popullin palestinez, po eliminohet”, tha Carney.
“Pra, ne po bëjmë atë që mundemi, por duke i njohur kufizimet.”
Të dielën, Carney njoftoi se vendi i tij tani njeh shtetin e Palestinës.
Ai theksoi se vendimi është në përputhje me politikat e Kanadasë që nga viti 1947, duke shtuar se “çdo qeveri kanadeze, pavarësisht nga orientimi politik, ka mbështetur zgjidhjen me dy shtete, siç kanë bërë shumë vende të tjera”.