Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu sulmoi kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar të martën për të festuar festën hebraike Hanukkah.
Në një deklaratë, Guvernatori i Jerusalemit e denoncoi vizitën e Netanyahut në Murin Perëndimor të xhamisë (Muri Al-Buraq) si “një veprim të ri provokues”. Muri Al-Buraq, i quajtur nga hebrenjtë si Muri Perëndimor ose Muri i Vajtimit, është një vend i rëndësishëm fetar si për myslimanët ashtu edhe për hebrenjtë dhe është pjesë e kompleksit të Xhamisë Al-Aksa.
Sipas autoriteteve palestineze, të paktën 210 kolonë të paligjshëm izraelitë hynë me forcë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa. Kjo xhami është vendi i tretë më i shenjtë në botë për myslimanët. Hebrenjtë e quajnë zonën Mali i Tempullit, duke thënë se aty ndodheshin dy tempuj hebrenj në kohët e lashta.
Izraeli pushtoi Jerusalemin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Ai aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980 në një veprim që nuk u njoh kurrë nga bashkësia ndërkombëtare.



