Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, në konferencën që po e mbajnë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që situata të shtensionohet, duke përmendur që të gjithë duhet t’i kenë të drejtat e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Ai tha se duhet të punojnë për të garantuar të drejtat e të gjithëve, teksa tregoi për orientimin e tij seksual.
“Stabiliteti është në interes të të gjithëve. Unë mund ta përkrah Kurtin dhe Osmanin, Vuçiqin dhe Bërnabiqin, por që t’i përmbahen udhërrëfyesit të BE-së. Nuk do të ketë fitues nëse ka konflikte. Unë asnjëherë nuk kam jetuar në luftë. Kam lindur në një shtet ku jemi një projekt për të jetuar në paqe. Gjyshi im është çifut, unë jam gej, jam i martuar me një burrë. Nëse do të jetoja në një shtet tjetër, do të dënohesha me vdekje. Jemi për t’i garantuar këto të drejta.”