Kryeministri i Bullgarisë jep dorëheqjen pas protestave masive kundër korrupsionit

Kryeministri i Bullgarisë, Rosen Zhelyazkov, ka dhënë dorëheqje më 11 dhjetor pas javësh protesta kundër korrupsionit.

Mijëra persona kanë protestuar në Bullgari kundër planeve buxhetore të Qeverisë, duke e detyruar më pas ekzekutivin që të heqë dorë nga to. Më pas, protestuesit kërkuan kërkuar dorëheqjen e kabinetit qeverisës.

Zhelyazkov njoftoi për dorëheqjen e tij përmes një deklarate të transmetuar nga televizionet, disa minuta para se Parlamenti ishte parashikuar që të votonte për një mocion mosbesimi ndaj ekzekutivit.

Dorëheqja e Qeverisë vjen pak para se Bullgaria t’i bashkohet eurozonës më 1 janar 2026.

Të Fundit