Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama i është drejtuar këtë të diel qendrës së votimit në Surrel, ku ka ushtruar të drejtën e tij të votës.
Pas votimit kryeministri Rama tha për mediat:
“E vetmja gjë që ka mbetur pa u thënë është fjala e popullit. Kështu që të presim çfarë do thotë populli”,-tha Rama.
Më pas në një mesazh në anglisht, Rama tha: “Do të jemi vendi tjetër i BE”.