Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sot në GJKKO, në kuadër të masës ‘detyrim paraqitje’.
Siç shihet nga pamjet e publikuara nga LSA, Kryemadhi shfaqet e buzëqeshur, ndërsa shkëmben batuta me gazetarët dhe operatorët ndërsa përshëndet me dy gishta, simbol i PD-së.
Kujtojmë se Kryemadhi po hetohet nga SPAK bashkë me ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta.



