Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi pati një prononcim të shkurtër për gazetarët para se të hynte në seancë plenare.
Ajo tha se Edi Rama është peshku i madh i përmendur në telefonin e saj, ndërsa paralajmëroi të tjera komunikime që janë në icloud e telefonit të saj.
Kryemadhi hodhi akuza ndaj ish-ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.
“Doktorin do ta kenë ngatërruar mos e ka fjalën për buxhetin që ju dha Romana Vlahutinit për të blerë votat për reformën në drejtësi. Peshku i madh në telefonin tim është Edi Rama. Do publikoj komunikime të tjera që janë në telefonin tim, janë në icloud të gjitha”, tha Kryemadhii