Kryemadhi pasi doli nga SPAK: U kërkova votën agjentëve të BKH dhe prokurorëve të SPAK për babain e fëmijëve të mi

Monika Kryemadhi ka ironizuar pas daljes nga ambientet e SPAK, pasi iu pyet se për çfarë deklaroi për prokurorët e posaçëm.

Deputetja e PL-së u shpreh se bëri muhabet me të gjithë stafin e Prokurorisë së Posaçme duke shtuar se “ishte interesante”.

Kryemadhi shtoi me ironi se u kërkoi agjentëve të BKH-së, prokurorëve, si edhe të tjerëve në SPAK votën për Ilir Metën, i cili ndodhet në qeli me urdhër të SPAK prej 21 tetorit 2024.

“Bëmë muhabet me gjithë personelin, stafin, ishte interesante. U kërkova votën për koalicionin opozitar, agjentëve të BKH, prokurorëve, protokoll, shërbim, gardë, oficer, çdo njeriu që më dilte përpara”, deklaroi ajo.

“I binde të të votonin dhe për kë kandidat?”, iu drejtua gazetari.

“Sigurisht që kërkon votën për babain e fëmijëve të mi dhe do të vazhdoj ta bëj deri më 11 Maj. Vetë ata atje brenda e kuptojnë se mënyra e përdorimit të sistemit të drejtësisë nga Edi Rama i vendos në një pozitë të vështirë. Besoj shumë që edhe vetë të nënshtruar e sistemit do ta votojnë më 11 Maj përmbysjen”, u shpreh Kryemadhi.

Të Fundit