Kryemadhi: Kur ia hiqni opozitës fjalën ngelet t’i thyejmë karriget kokës…

Deputetja Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj në seancën plenare në Kuvend ka reaguar ashpër, në lidhje me heqjen e fjalës së opozitës në seancat plenare.

Në fjalën e saj ajo theksoi se në një rast të tillë nuk mund të imagjinohet. Sipas saj në momentin që i hiqet fjala opozitës, ngelet vetëm që deputetët të qëllohen me karrige.

“Opozita ka të drejtën e fjalës, kur ja hiqeni dhe të drejtën e fjalës, na mbetet vetëm karriget t’ja thyejmë në kokë njeri tjetrit sepse deri këtu po detyrojmë të shkojmë.

Përjashtimi i deputetëve pa i dëgjuar, për mua është mungesa elementare ndaj kolegut dhe njeri tjetrit.

Zonjë e nderuar po flas për procedurat e tua që ti i shkel. Pse ke fuqinë e zërit nuk të bën më të zgjuar se të tjerët. Këtu mund të të bëjë më të përdorur nga Rama.

Çështja e komisionit hetimor për Ramën ti mund ta ndalosh këtu. Ai zotëria në ndac të vijë në ndac mos vijë. Këtë punë mund ta mbyllë me ne, por me Amerikën nuk e mbyll dot.

Unë e kuptoj që Rama nuk e përballon dot emocionalisht, nga ana psikologjikë, na thoni. Të bëjë rikuperim mendor, të kalojë në seanca psikologjike.

Komisionin ndac rrëzoheni ndaç mos e rrëzoni. Nuk kemi për ta varur ne. 13 pyetje kemi. Nuk di të përgjigjet? Le të japë dorëheqjen dhe të vijë një KM që di të përgjigjet”, tha ajo.

Të Fundit