Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo viziton në spital Kryepeshkopin Janullatos: Lutem për rikthimin e shpejtë në misionin e tij

Kryepeshkopi Anastas ndodhet në spital prej 30 dhjetorit 2024 pasi u prek nga një virozë gripale e cila i shkaktoi komplikacione shëndetësore. Pas trajtimit në Tiranë, ai u dërgua për mjekim të specializuar në një spital të Athinës më 3 janar 2025, ku u shtrua në spitalin ‘Ungjillëzimi’.

Ai iu nënshtrua edhe një ndërhyrje kirurgjikale pasi pësoi hemorragji gastrike. Gjendja e tij paraqitet e rëndë, por në kontroll mjekësor. Sot, Kryepeshkopi i Shqipërisë është vizituar në spital nga kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo. Ishte vetë ky i fundit që njoftoi vizitën në Athinë përmes një postimi në rrjetet sociale.

Tavo, shprehet se i uron shërim të shpejtë Fortlumturisë dhe rikthim sa më të shpejtë në punën dhe misionin e tij të bekuar.

“Sot zhvillova një vizitë në Spitalin Evangjelismo në Athinë për t’u interesuar për gjendjen shëndetësore të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos. Duke i uruar shërim të shpejtë lutemi për Fortlumturinë e Tij, për rikthim sa më të shpejtë në punën dhe misionin e tij të bekuar duke kujtuar e nderuar përgjithmonë kontributin e jashtëzakonshëm e të pashoq që ai ka dhënë prej dekadash në forcimin e besimit, jetën kishtare dhe në shoqërinë në tërësi”, shkruan Tavo në Facebook.

Të Fundit