Gjykata kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar GJKKO ka kthyer për hetim një çështje gjyqësore ku akuzohet kryetarja Sefa për mos paraqitje të dokumentacionit të plotë për një dhënie me qera të ambjenteve publike.
Bëhet fjalë për një pjesë të konsiderueshme të lulishtes në qëndër të qytetit të Lushnjes, mëson syri.tv
Një subjekt privat ka marrë me qira në vitin 2002 një pjesë të lulishtes dhe e shfrytëzon në biznesin e shërbimeve, lokal plus lojëra për fëmijë. Pala kundërshtuese pretendon se këtë tokë publike e ka pronën e saj që nuk i është kthyer.
Sipas kryetares së bashkisë, pala pretenduese e kësaj toke, nuk ka dokumentacion pronësie, përndryshe do t’i ishte kthyer.
Në kthimin për rihetim të çështjes ku është ngarkuar SPAK- u, GJKKO argumenton se kryetarja e bashkisë nuk ka paraqitur dokumente të plota për këtë çështje dhe i ka fshehur ato me qëllim.
Kështu kryetarja e bashkisë do të shkojë për herë të dytë në SPAK, ku herën e parë ka qenë për të dëshmuar si person që ka pasur dijeni në çështjen e gjykimit të ish kryetarit të bashkisë Fatos Tushe i dënuar për shpërdorim detyres dhe pabarazi në tendera publikë.