Tre persona janë vënë në pranga në lidhje me grabitjen e postës në Krujës.
Burime nga policia thanë se, tre personat e arrestuar dyshohet se janë pjesë e grupit që kreu grabitjen e para pak ditëve.
Në këtë ngjarje, u morën 110 milionë lekë në një nga kasafortat e postës.
Hajdutët dyshohet se kishin informacione të sakta se ku ishin paratë. Deri më tani nuk janë bërë të ditur detaje të reja në lidhje me arrestimin.