Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj ka dalë sot nga burgu pasi nisi zbatimi i amnistisë penale.
Frrokaj ishte i dënuar me 1.4 vite burg për tjetërsim të pronave në Ranën e Hedhun.
Pas daljes nga burgu i Reçit, Frrokaj pati një prononcim të shkurtër.
“Shëndet edhe mbarësi për të gjithë shqiptarët kudo që janë, mbarësi për familjet e tyre, gjithë të mirat. Nuk i uroj ta provojë askush. Të kenë shëndet ata ( të burgosurit) dhe familjet e tyre”, tha Frrokaj.
Fran Frrokaj përfitoi nga amnistia penale si një nga 800 të dënuarit, kurse 400 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi.
Fran Frrokaj u dënua nga GJKKO më 1 Mars 2024.