Kryeministri Edi Rama bën me dije se ditën e sotme në orën 15:00 do të prezantojë planin e masave, pas shpalljes së krizës së energjisë.
Një ditë më parë, kreu i qeverisë njoftoi për një paketë masash, që sipas tij kanë si qëllim mbrojtje e konsumatorit dhe biznesit të vogël nga rritja e çmimeve. Ndërsa në një postim në rrjetet sociale, Rama zbulon se prezantimi do të bëhet në orën 15:00.
“SOT ORA 15.00
Shqipëria përballë rritjes së shumëfishtë të çmimit në tregjet ndërkombëtare dhe Plani i Qeverisë për mbrojtjen e familjes shqiptare nga furtuna e krizës energjitike ” shkruan Rama.
Sakaq, dje në një konferencë për mediat, Rama tha se kriza vjen pasi është prekur e gjithë Evropa dhe se vendi është i varur nga tregjet ndërkombëtare.
Kriza, sipas kryeministrit do të zgjasë deri në mesin e vitit të ardhshëm. Megjithatë, ai theksoi se çmimi i energjisë nuk do të kthehet më në nivelet e tanishme.