Krimi në Shkodër/ Kishin ardhur me pushime në Shqipëri, kush është turisti amerikan që vrau gruan

Detaje të reja dalin nga krimi në familje që tronditi Shkodrën paraditen e sotme (2 Maj) ku Brandon Saporito masakroi me thikë gruan e tij, 54-vjeçaren Sandra Holley.

Janë zbuluar pamjet nga çifti amerikan i përfshirë në vrasjen e ndodhur sot në Shkodër.

Nderkohe policia ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku një turist amerikan i identifikuari si Brandon Saporito, masakroi bashkëjetuesen me mjet prerës dhe më pas tentoi të vetëvritej.

Ata kishin ardhur me pushime në Shqipëri para pak ditësh.

“Rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.

Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes.

Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.

Brandon Saporito raportohet se pasi masakroi 54-vjeçaren ka prerë damarët. Ai mori dëmtime të lehta në dorë dhe u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

57-vjeçari raportohet se ka qenë në gjendje të dehur dhe është i alkoolizuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit”, bën me dije policia.

Të Fundit