Krim në azilin e pleqve në Tiranë, 78-vjeçari vret shokun e dhomës me bastun

Një krim i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në një azil pleqsh në Tiranë.

Policia tha se një 78-vjeçar, banues në një azil privat për të moshuarit ka vrarë me bastun (shkop hekuri) shokun e tij të dhomës.

“Efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasin Z. Sh., 78 vjeç, banues në një azil privat për të moshuarit, për veprën penale “Vrasja me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se, sot më datë 08.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me anë të një bastuni (shkop hekuri), shokun e tij të dhomës, shtetasin V. V., 82 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën”, bëri me dije policia.

Të Fundit