Policia e Tiranës finalizoi operacionin policor të koduar “Online Threat”.
Si rezultat, u arrestua shtetasi E. M., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka dokumentuar dy raste mashtrimi.
Hetimet tregojnë se për dy javë, i riu krijonte profile false në rrjetet sociale dhe, duke siguruar foto personale të përdoruesve, u kërkonte shuma prej 500 deri në 1000 euro për të mos i publikuar ato.



