Krijimi i pazakontë, artisti kthen macen e ngordhur në dron

Jansen vendosi se do të ishte turp thjesht të varroste mikun e tij të ndjerë mace, kështu që ai mori frymëzim nga emri i kafshës së tij – Orville Wright, një nga Vëllezërit Wright, shpikësit e fluturimit. Jansen e nxori Orvillin, e ruajti dhe e ktheu në një dron.

Reagimi ishte gjigand. Jansen kishte marrë ndihmën e inxhinierit teknik Arjen Beltman për ta dizajnuar dhe ndihmuar të fluturojë krijimin e tij gjysmë mace, gjysmë makinë. Dhe ky krijim u bë viral nëpër të gjitha mediat botërore.

“Orvillekopteri”, siç e quan Janseni, madje u mor për një ekspozitë në festivalin e artit Kunstrai në Amsterdam, shkroi businessinsider.

Pas këtij suksesi, ai dëshiroi të eksperimentonte më shumë. Kërkoi ndihmën e fermerëve lokalë për një kafshë të përshtatshme. Dikush iu përgjigj me lajmin për një kandidat të ngordhur: një struc.

Kjo nuk ishte e tëra, Jansen me inxhinierin provuan dhe krijuan edhe projekte të tjera të ngjashme me kafshë të ngordhura.

Të Fundit