Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, në raportin e tij në KLP këtë të enjte, ka bërë një analizë të problematikave të institucionit që drejton.
Dumani theksoi se një nga problematikat konsiston tek çështjet e mbartura, të cilave SPAK duhet t’u japë përgjigje.
Gjithashtu Dumani theksoi se SPAK ka mungesë zyrash për BKH-në dhe laborator digjital për ekspertët.
“Nuk kemi zyra për BKH-në, as për ekspërtët, por kemi një laborator digitial. Nuk kemi kushte të mira. Rrezikojmë provat digjitale është alaramnte. Mbajmë shumë prova në mjedise të kufizuara. Kemi deri në 6 hetues në një zyrë. Dhe nëse një duhet të bëjë marrje në pyetje të tjerët duhet të dalin jashte”, tha Dumani.