Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja thotë se në luftën për goditjen e aseteve kriminale, janë dhënë 5 vendime konfiskimi.
Kraja gjatë fjalës së mbajtur në një konferencë në Tiranë për luftën kundër korrupsionit, tha se në proces janë 41 raste ku përfshihen dhe resorte në bregdet.
Kreu i SPAK foli për nevojën e një strategjie për zbulimin e pasurive si rezultat i krimit të organizuar.
“SPKA dhe BKH e kanë prioritet këtë”, tha Kraja duke iu referuar hetimit financiar.
Aktualisht, janë 14 vendime të tjera që SPAK ka kërkuar për sekuestrim pasurish pas dyshimeve se janë produkt i aktivitetit kriminal.
“Risi është përdorimi i fondeve të konfiskuara. Me këto fonde ne kemi ngritur laboratorin kompjuterik në SPAK”, u shpreh Kraja.
Deklarata e kreut të SPAK u bë gjatë konferencës së organizuar nga Qendra AIRE dhe Iniciativa Rajonale kundër Korrupsionit, e financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.