Dashnor Memaj, kreu i Shoqatës së Transportit Urban tha në një intervistë për media se ekziston mundësia që bileta e urbanëve nga 40 lekë që është sot të shkojë në 60-70 lekë.
Ai tha se kanë një analizë sa shkon kostoja e transportit, por kurrë nuk janë ulur me institucionet për të folur për sa fitojnë në raport me kostot që shpenzon ky sektor.
“Njohja e patentës direkt në vendet e Bashkimit Europian siç është Gjermania ka ndikuar dhe nxitja ka ardhur pasi shoferët kanë parë njëri-tjetrin, ik njëri merr tjetrin. Nëse ne para 4-5 vitesh kishim 10 kërkesa sot për 10 vende pune mund të vijë vetëm një aplikim,” – u shpreh Memaj.
Sipas tij, diçka e tillë vjen vetëm si pasojë e pamundësisë financiare për të rritur pagat.