Kreu i KQZ: 21 mijë zarfa s’janë shpërndarë ende, 11 mijë votues s’janë gjetur, të tjerët s’përgjigjen! 156 ankesa, DHL do të paguhet vetëm sipas shërbimit

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi parashtroi sot të gjitha problematikat e hasura deri tani me procesin e shpërndarjes së zarfeve me votat e diasporës, shqetësimet dhe hapat e ndjekura.

Kreu i KQZ pranoi se 21 mijë zarfe ende nuk kanë shkuar në adresën e zgjedhësve nga kompania postare, ku nga këto 11 mijë adresa nuk janë gjetur nga kompania postare sepse nuk ka qenë e saktë adresa, kurse në 10 mijë raste të tjera janë njoftuar emigrantët nga kompania, por votuesi ende nuk ka shkuar.

Ai pranoi problematikën e Greqisë, ku ka pasur edhe shumë ankesa nga partitë, teksa sugjeroi që zgjedhësit shqiptarë të shkonin vetë pranë zyrave të DHL-së dhe të interesoheshin për zarfin dhe ta dërgonin atë, pasi afati mbaronte në datën 8 maj.

Celibashi informoi se nga mbi 240 mijë zarfa ishin shpërndarë mbi 220 mijë dhe ishin kthyer mbi 144 mijë zarfe.

Të Fundit