Kreu i Kadastrës Artan Lame komentoi programim e Partisë Demokratike për pronat, për të cilin shtoi se është i mbushur me gënjeshtra për arsye elektorale.
Gjatë një komunikimi me gazetarët, z. Lame tha se është e pamundur të bëhet kthimi fizik i pronës tek ish-pronarët.
“Do i ktheni pronën fizik ish-pronarëve?Kjo është gënjeshtra më e madhe që mund të thuash, nuk ka më kthim fizik” tha ai.
Ai shtoi se nga viti 2014-2020 janë 10-fishuar legalizimet dhe është rritur numri i legalizimeve të pallateve të braktisura nga pronarët.
“Dy janë kolonat thelbësore të reformës së pronës në vendin tonë. Nuk i kanë dhënë ende të plota rezultate e tyre, por shenjat janë pozitive. Legalizimet i konsideroj si një betejë të fituar, për të njëjtën periudhë kohë 2006-2013 dhe 2014-2020 kemi 10 -fishim të numrit të legalizimeve”, tha ai.