Kreshnik Spahiu: Shqipërinë e themeloi Ismail Qemali, Kosovën e themeloi SHBA, jo Albin Kurti

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se Shqipërinë e themeloi Ismail Qemali, ndërsa Kosovën e themeloi SHBA-ja e jo Albin Kurti.

Sipas tij Kosova nuk ka një çlirimtar, por ka Uashingtonin themelues kryesor.

“Shqiptarët në Shqipëri dhe në Kosovë kanë luftuar 1000 vjet për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, por nuk e kanë arritur atë. Luftuan 1000 vjet dhe për 10 ditë e çliroi Uashingtoni dhe për këto arsye Kosova duhet të dëgjoje gjithmonë Uashingtonin sepse është bashkëthemelues. Nëse do të ishte çliruar nga Albin Kurti dhe Vetëvendosja dhe Vetëvendosja do të ishte themelues i shtetit të Kosovës, atëherë do të kishte të drejtë të ishte 100% sovran.” – u shpreh Spahiu.

Të Fundit