KQZ dërgon në prokurori për verifikim 30 kandidatë në zgjedhjet e 14 majit (EMRAT)

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka dërguar në Prokurori për verifikim të thelluar emrat e 30 kandidatëve në zgjedhjet e 14 majit.

Bëhet me dije se 10 prej tyre janë kandidatë për kryetarë bashkie ndërsa 20 të tjerët janë kandidatët për anëtarë në këshillat bashkiak.

Kandidatët që do verifikohen:

  1. Kreshnik Riza Hajdari, kandidat për kryetar bashkie, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për Bashkinë Kuçovë.
  2. Qerim Ismail Ismailaj, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste”, për Bashkinë Mallakastër.
  3. Artur Xheke Bushi, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste”, për Bashkinë Krujë.
  4. Kristian Luigj Shkreli, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste”, për Bashkinë Vau i Dejës.
  5. Beqir Zek Mulaj, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste”, për Bashkinë Has.
  6. Rezeart Xhelal Tusha, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Koalicioni Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Shijak.
  7. Elvis Jani Hajdërlli, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Koalicioni Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Devoll.
  8. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Koalicioni Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Himarë.
  9. Agron Faslli Kapllanaj, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Mallakastër.
  10. Abedin Rasim Oruçi, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë”, për Bashkinë Kukës.
  11. Arjan Liman Xheta, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Bulqizë.
  12. Ertor Ndue Ndreu, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Mirditë.
  13. Euland Haki Daja, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Shijak.
  14. Fatlind Bujar Sokolaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Tropojë.
  15. Ylli Rushit Xhafa, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Bulqizë.
  16. Syrja Yzedin Çobo, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Berat.
  17. Adriatik Kadri Sallahu, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Arbnore Kombëtare”, për Bashkinë Tropojë.
  18. Pashk Gjergj Gjetaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Lëvizja e Legalitetit”, për Bashkinë Pukë.
  19. Sokol Abedin Kullolli, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Reformave Demokratike Shqiptare”, për Bashkinë Gramsh.
  20. Afrim Ali Kica, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Lëvizja e Legalitetit”, për Bashkinë Tiranë.
  21. Kreshnik Faslli Myrtollari, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Partia Agrare Ambjentaliste”, për Bashkinë Tiranë.
  22. Arbis Arif Vjerdha, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Partia Agrare Ambjentaliste”, për Bashkinë Shkodër.
  23. Armelin Qazim Koni, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Progresiste LZHK”, për Bashkinë Shijak.
  24. Arsen Tare Belaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Progresiste LZHK”, për Bashkinë Vlorë.
  25. Ali Hekuran Gjeta, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Progresiste LZHK”, për Bashkinë Bulqizë.
  26. Marceljo Sami Marra, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Progresiste LZHK” për Bashkinë Kucovë.
  27. Erald Hysen Guna, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Vlorë.
  28. Sokol Mehdi Sava kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për Bashkinë Dibër.
  29. Valter Murat Hasanaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për Bashkinë Vlorë.
  30. Emil Xhafer Musliaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për Bashkinë Fushë – Arrëz.

Të Fundit