Duket se telashet nuk i ndahen Kozak Braçit. I njohur si “mbreti i Instagramit”, atij i është djegur makina e tij tip “Benz” gjatë natës. Policia njoftoi se si pasojë e ngjarjes ka vetëm dëme materiale. “Më datë 02.12.2023, rreth orës 02:50, në Allias, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetasit Kozak Braçi, 30 vjeç, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale”, njoftoi policia. E teksa policia vijon hetimet për ngjarjen, vetë Kozaku nuk ka ngurruar të postojë një video në rrjetet sociale. “Mirëmëngjesi, mirëmëngjesi, shih ça bëhet”, shprehet ai.
![](https://stop.tvklan.al/wp-content/uploads/2025/02/IMG_8157.jpeg)