Që nga muaji janar e deri në muajin shtator 76 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku.
Drejtimi i automjeteve me shpejtësi të madhe dhe rrugët e Kosovës janë kthyer në ferr.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm në muajin shtator të këtij viti, shtatë persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku.
Statistikat e Policisë së Kosovës tregojnë se gjatë muajit janar-shtator, krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit ka më pak persona të vdekur.
Sipas policisë, në periudhën janar-shtator të vitit 2018, kanë qenë gjithsej 69 aksidente fatale, ku 90 persona kanë vdekur.
Ndërkaq në po të njëjtën periudhë kohore të këtij viti, kanë ndodhur 66 aksidente me fatalitet, pra tre më pak dhe kanë qenë 76 persona që kanë humbur jetën për dhjetë muaj, apo 14 më pak krahasuar me vitin 2018.