Kosova zgjedh sot Kryeministrin! Qytetarët i drejtohen kutive të votimit

Në orën 07:00 janë hapur qendrat e votimit në Kosovë për zgjedhjet parlamentare dhe ato do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Mbi 2 milionë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës, kanë të drejtë vote.

Ata do të zgjedhin përbërjen e re parlamentare, e cila më pas zgjedh ekzekutivin e ri të Kosovës.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka votuar në një qendër votimi në Pejë për zgjedhjet parlamentare.

Pas votimit, ai ftoi qytetarët dhe aktorët e tjerë që të respektojnë rregullat zgjedhore në ditën e zgjedhjeve.

“Ftoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të dalin të votojnë”, tha Radoniçi, duke shtuar se gjithçka është gati për këtë proces.

Njëzetetetë subjekte politike me 1.280 kandidatë, konkurrojnë për mbështetjen e rreth dy milionë votuesve për të siguruar ulëse në parlamentin 120 vendesh të Kosovës në zgjedhjet e sotme parlamentare. Njëzet nga këto vende u takojnë pakicave kombëtare nga të cilat dhjetë janë për komunitetin serb, nga radhët e të cilit konkurrojnë gjashtë subjekte politike.

Mbi 940 qendra votimi do të jenë të hapura nga ora shtatë e mëngjesit deri në orën 19:00, ndërsa mbi 100 të dërguar të Bashkimit Evropian dhe 18 nga Këshilli i Evropës do t’u bashkohen vëzhguesve të tjerë vendas e ndërkombëtarë që do të ndjekin nga afër procesin e votimeve.

Të Fundit