Eurodeputeti francez, Nicolas Bay ka zhvilluar një vizitë disa ditore në Kosovë. Nga ndalesat e ndryshme që ai ka bërë në Kosovë ka shprehur një gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve.
Deklaratat e tij mund të konsiderohen pa hezitim skandaloze dhe aspak të përshtatshme për një eurodeputet. Bay ka tentuar të baltosë luftën e Kosovës për liri, duke e konsideruar UÇK-në një organizatë terroriste.
Ai ka vijuar më tej, duke e konsideruar Kosovën zemrën e Serbisë. Eurodeputeti shkruan në rrjetet sociale:
“Prizreni, qytet evropian dhe ish-qyteti i mbretërve të Serbisë, sot është i pushtuar nga shqiptarët myslimanë. Në këtë tokë të Evropës, kishat janë zëvendësuar nga xhamitë. Ndërkohë, qeveritë perëndimore kanë parë nga ana tjetër.
Kosova është zemra e kombit serb. Është djepi historik i Serbisë. E ardhmja e qytetërimit tonë është në lojë edhe këtu, në Prizren”, ka shkruar ai.
Eurodeputeti ka bërë disa postime në rrjetet sociale, ku shpreh hapur mbështetjen ndaj Serbisë teksa sulmon shqiptarët e Kosovës.
Por kush është Nicolas Bay?
Ai është një deputet i Parlamentit të Evropës, i cili njihet për qëndrimet e tij konservatore. Gjithashtu është anëtar i të djathtës ekstreme dhe një i krishterë i “përbetuar”.
Në vitin 1998, ai themeloi Shoqatën e Veprimit të Rinisë së Krishterë (AJAC). Nga partia ku bënte pjesë paraprakisht këshilli i partisë e larguan, përshkak se mbante kontakte të afërta me ekstremisten e djathtë, Marine Le Pen.
Ai është një euroskeptik, gjithashtu. Bay njihet për deklaratën “Të gjithë terroristët janë emigrantë”, duke iu referuar sulmeve terroriste në Francë gjatë vitit 2017