Korrupsioni në universitete, shifrat: 50 pedagogë dhe punonjës nën hetim, studentët nën presion!

Studentët në Shqipëri shprehen se janë nën presion të vazhdueshëm nga pedagogët dhe stafet akademike për dhënien e ryshfetit në këmbim të notës. Në një anketë të zhvilluar me 750 studentë në 8 universitete të vendit, rreth 10% e tyre pranojnë se kanë dhënë ryshfet për të marrë notë.

Prezencën e korrupsionit në universitete e konfirmon edhe renditja e Transparency International për Shqipërinë. Shqetësim mbetet edhe futja në sistemin arsimor, si pedagogë, e gjyqtarëve apo prokurorëve të shkarkuar nga procesi i Vetingut.

Raporti u vlerësua nga drejtoresha e politikave antikorrupsion, e cila kërkoi që gjetjet të mos mbeten vetëm në kuadrin e perceptimeve, por të bazohen në fakte. Matjet mbeten të vështira, pasi shumica e studentëve nuk raportojnë rastet e ryshfetit. Zëri i reagimit duhet të vijë përmes denoncimeve, por shembuj të drejtësisë janë dhënë edhe përmes protestave studentore.

Shqipëria po kalon një periudhë të vështirë në fushën e arsimit. Numri i studentëve është në rënie, ndërsa shumë degë janë shpallur prioritet për shkak të rrezikut të mbylljes. Krijimi i një fryme profesionale dhe jo korruptive do të ndihmonte rritjen e cilësisë së arsimit në Shqipëri, një nga sektorët më të rëndësishëm për formimin e brezave të rinj.

Të Fundit