Korrupsion në zgjedhje, policia njoftim për sekuestron e telefonit të ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me kontrollin e ushtruar në banesën e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi dhe 4 personave të tjerë me dyshimet e korrupsionit aktiv në zgjedhje.

“Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj shtetasit Elvis Rroshi, 50 vjeç, banues në Kavajë, iu bllokua telefoni celular, si dhe në një ambient në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish.

Shtetasve Orges Sinella, 38 vjeç, Tak Rroshi, 44 vjeç, të dy banues në Kavajë, dhe shtetasit Tauland Hasa, 35 vjeç, banues në Qerret, Durrës, Policia u sekuestroi telefonat celularë.

Ndërsa shtetasit Mirel Sinella, 37 vjeç, banues në Kavajë, Policia i sekuestroi një DVR, kupona nafte dhe një pistoletë manovër.

Këta shtetas dyshohen për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe hetimet në kuadër të procedimit penal vijojnë.

Të Fundit