Ministrja e Shëndetësisë ne Britani dhe deputetja konservatore Nadine Dorries është diagnostikuar me koronavirus, raporton BBC.
Dorries, deputetja e parë që rezultoi pozitive, tha që ajo kishte marrë të gjitha masat e këshilluara pasi kishte zbuluar dhe ishte vetë-izoluar në shtëpi.
Testet konfirmuan mbrëmë se 62-vjeçarja kishte virusin dhe ajo tani është në izolim dhe thuhet se po shërohet.
Zyrtarët po gjurmojnë të gjithë me të cilët ka qenë në kontakt që nga marrja e virusit, përfshirë deputetët. Si ish-infermiere, Dorries ka luajtur një rol kryesor në hartimin e planeve për të trajtuar virusin.
Nderkohe ne Britani jane shenuar gjithsej 382 raste dhe 6 persona kane vdekur. Personi i fundit që vdiq ishte një burrë rreth te 80-ve, me probleme te meparshme shendetesore.