Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së sotme të kabinetit qeveritar ka paralajmëruar masa të ashpra kundër koronavirusit.
Rama theksoi se ata që vijnë nga zonat e kuqe në vendet e prekura duhet të vetëkarantinohen ose të kundërt do të gjobiten me masë administrative.
Po ashtu Rama ka kujtuar se koronavirusi nuk është aspak më i rrezikshëm se murtaja e mesjetës apo gripi i derrit në 2008- 2009.
“Një tjetër element që duhet theksuar është vetë- izolimi pra vetë- karantinimi nga zona me shpërthim ndërkombëtar apo zonat e kuqe të cilat monitorohen me rigorozitet të skajshëm nga strukturat.
masë administrative kush thyen këtë rregull. Të kufizohen maksimalisht vizitat në spitalin Nënë Tereza për të lehtësuar punën e mjekëve.
Dua të theksoj po ashtu se qoftë spitalet dhe ekipet mjekësore janë përcaktuar dhe dihen saktësisht nga të gjithë personat që përfshihen në proces sipas situatës.”-tha kreu i qeverisë.