Vijon të rritet numri i të vdekurve nga koronavirusi, duke shkuar në 2619 viktima në të gjithë botën. Ndërkohë që numri i të infektuarve nga ky virus vdekjeprurës ka arritur në 79 mijë.
Virusi shpërtheu në Kinë, ku janë shënuar edhe pjesa dërrmuese e viktimave dhe të prekurve, por tashmë është kthyer në një alarm botëror, pasi ka prekur thuajse gjithë botën.
Mediet botërore raportojnë për 27 viktima nga koronavirusi jashtë Kinës, ku tre prej tyre janë në Itali. Gjithashtu, e alarmuar nga ky virus është edhe Koreja e Jugut, ku rasti i të prekurve ka arritur në 760, si dhe 8 viktima, ndërsa në Itali janë infektuar 152 persona.
Ndërkohë, virusi ka mbërritur edhe në Lindjen e Mesme, ku janë konfirmuar 43 raste në Iran, 8 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.