Korçë/ Prag tragjedie, hyn në repartin e dializës me bidon benzine dhe kërcënon stafin

Një person ka kërcënuar personelin e shërbimit mjekësor në repartin e dializës, në Korçë.

Burime per media thanë se një pacient i shërbimit të dializës paraditen e sotme ka hyrë brenda ambienteve të këtij shërbimi me një bidon benzinë duke kërcënuar infermierët e dializës se do t’i vinte flakën vetes dhe repartit.

Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, brenda repartit kanë qenë 20 pacientë duke marrë shërbimin e dializës, por ndërhyrja e shpejtë e forcave të policisë ka shmangur një ngjarje shumë të rëndë.

I njëjti burim tha se pacientit i ka rënë nga dora bidoni i benzinës pa arritur t’i vinte flakën.

Pacienti është shoqëruar në komisariatin e Korçës ku dhe po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa grupet e ekspertëve janë në vendngjarje për të zbardhur atë çka ka ndodhur paraditen e sotme.

Të Fundit