Një 55-vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga një klinikë dentare në qytetin e Bilishtit
Sipas të dhënave, mësohet se 55-vjeçari ka shkuar në klinikë për të bërë një mbushje dhëmbi, dhe pasi ka mbaruar, duke dalë nga klinika është rrëzuar në tokë i pajetë.
Nuk dihen shkaqet e humbjes së jetës së 55-vjeçarit.
Do të jetë ekspertiza mjeko ligjore që do të hedhë më tepër dritë mbi ngjarjen.