Kontrolle për “kokat e krimit”, mbi 43 urdhërarreste në të gjithë vendin

Që prej orëve të para të mëngjesit, një operacion po zhvillohet nga Policia e Shtetit, me urdhër të SPAK. Burime për Klan News bëjnë me dije se janë lëshuar rreth 43 urdhërarreste për krim të organizuar në Lezhë, Fushë Krujë, Nikël, Kurbin, Durrës, Shijak dhe Tiranë.

Po ashtu, siç raporton gazetarja Glidona Daci, po kryhen kontrolle edhe në disa ambiente në Vlorë e Shkodër.

Po kontrollohen të gjitha vendet ku dyshohet se rrinë personazhe të krimit të organizuar”, thekson Daci.

Mes personave ndaj të cilëve janë lëshuar masat e arrestit janë Durim dhe Valter Bami, të dy emra të njohur në botën e krimit. Po ashtu po kërkohen. Leonard dhe Erlis Duka kryesorët e klanit që organizoi vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko. Siç bën me dije gazetarja, urdhër arrest ka dhe për Fatmir Hysenin. Ky i fundit njihet ndryshe si “Dogja”, i cili dyshohet si një prej personave që ka lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt.

Paraprakisht ka dyshime se përveç eksponentëve të krimit, do të bien në pranga dhe disa punonjës policie.

Të Fundit