Kontrolle në pikat e këmbimit valutor në Elbasan, sekuestrohen 54 mln lekë

Rreth 54 milionë lekë në valuta të ndryshme dhe një armë sportive janë sekuestruar nga Policia e Elbasanit, pas një hetimi të zhvilluar ndaj disa subjekteve të këmbimit valutor në qytet. Nga verifikimet ka rezultuar se administratorët e këtyre subjekteve nuk deklaronin të ardhurat e përfituara nga veprimtaria ekonomike.

– Advertisement –
Operacioni i koduar “The Script” është zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, gjatë të cilit janë ushtruar kontrolle në 8 pika “exchange”, ku janë konstatuar shkelje të rënda të legjislacionit financiar.

Në përfundim, janë proceduar penalisht administratorët, të gjithë banues në Elbasan:

K. B., 65 vjeç
S. T., 56 vjeç
I. I., 64 vjeç
R. T., 59 vjeç
A. T., 66 vjeç
E. Z., 22 vjeç
N. B., 37 vjeç
Z. B., 40 vjeç,
Gjatë kontrollit në subjektin e shtetasit A. T. është gjetur dhe sekuestruar një armë sportive pistoletë me fishekë manovër, ndërsa nga të gjitha subjektet janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash në lekë, euro, dollarë, franga zvicerane, paund britanik dhe lira turke.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

Të Fundit