Konkursi për zhvillimin e “ish-Cirkut”, Rama: Tirana, lokomotivë e ndryshimit epokal

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm të hënën në konkursin për masterplanin për zhvillimin e zonës së ish-Cirkut në qendër të Tiranës.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast Rama tha se ky projekt ku morën pjesë një numër i madh arkitektësh të huaj është dëshmi e faktit se Tirana është një lokomotivë e zhvillimi të vendit.

“Është një tjetër gur i rëndësishëm që synojmë të vëmë në rrugën e vendit ku Tirana është lokomotiva e një transformimi epokal falë këtyre zhvillimeve që kanë përfshirë një numër të madh arkitektësh ndërkombëtarë dhe kanë krijuar një mundësi për të rinjtë që e ushtrojnë këtë profesion dhe jetojnë në një vend që sot është një universitet i hapur të mund të përfitojnë një dije shumë të çmuar përmes  ndërveprimit me profesionistë shumë të spikatur të kësaj fushe”, tha Rama.

 

Të Fundit