Konflikti mes fëmijëve/ Procedohet mamaja e një prej vajzave pasi goditi 9-vjeçaren

Policia e Sarandës ka arrestuar 37-vjeçaren N.P., e cila dyshohet se ka goditur me shuplakë një 9-vjeçare, pas një konflikti të shpejtë mes vajzës së saj dhe të miturës.

Ngjarja ndodhi në rrugë, kur vajzat u konfliktuan për arsye të dobëta. Pas përplasjes, mamaja e vajzës së përfshirë në konflikt ka ndërhyrë duke goditur fizikisht 9-vjeçaren.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-N. P., 37 vjeçe, sepse ka qëlluar me shuplakë një 9-vjeçare, pasi ajo është konfliktuar në rrugë me vajzën e 37-vjeçares, për motive të dobëta;

Të Fundit