Policia e Tiranës ka shoqëruar gjatë ditës së sotme në komisariat ish-gjyqtarin e Apelit Alaudin Malajn. Shoqërimi i tij është bërë në zonën pranë parkut të “Liqenit Artificial të Tiranës”.
Burime për Euronews Albania bënë me dije se shoqërimi i Alaudin Malajt është bërë pas një konflikti të çastit me të birin, Alteo Malaj, kjo në lidhje me një mosmarrëveshje rreth pronësisë së një makine.
Në muajin gusht të këtij viti, pas një padie nga vetë Alteo, Gjykata e Tiranës kishte lëshuar urdhër mbrojtjeje për të duke i kërkuar Alaudinit qëndrimin larg tij.
Pas rreth 27 vitesh me detyra në sistemin e drejtësisë, Alaudin Malaj dha dorëheqjen nga pozita e gjyqtarit të Apelit Tiranë në korrik të këtij viti. Ai e paraqiti dorëheqjen përmes një letre drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor.