Në qytetin e Korcës janë konfirmuar dy raste të reja me koronavirus.
Mësohet se një prej personave të infektuar është një punonjës policie, me histori udhëtimi nga Greqia.
Ai është vetakarantinuar, ndërkohë bëhet me dije se nuk ka qenë në punë pas ardhjes nga shteti grek.
Pas kryerjes së testit, familjarët e tij kanë rezultuar negativ.
Ndërkohë i infektuari tjetër është i seksit mashkull, për të cilët nuk ka shumë detaje.