Nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij për zgjerimin e Bashkimit Europian, ka theksuar se Europa ka nevojë për Ballkanin Perëndimor më shumë sesa ky i fundit ka nevojë për BE-në.
Rama foli gjithashtu për marrëdhënien transatlantike, duke nënkuptuar se Amerika dhe Europa duhet të bëhen bashkë.
“Kam njohur dy BE, atë që njohin të gjithë BE-në e udhëheqësve, diskutimeve të mëdha, debateve të mëdha dhe një BE tjetër që funksionin si orë zvicerane 24 orë në 7 ditë të javës, 30 mijë njerëz që prodhojnë çdo ditë nuk e di sa rregullore. Nuk ka luftë, nuk ka krizë, ndryshim klimaterike, krizë bërthamore që ndryshon mënyrën se si funksionon kjo orë zvicerane.
Ky zgjerim është trajtuar si një lloj burokracie i më të pasurve kundrejt më të varfërve. BE ka nevojë për ne më shumë se sa kemi ne nevojë për ta. Jo vetëm Ballkani Perëndimor, por për të gjitha vendet që nuk janë pjesë e unionit. Sepse ne jemi mësuar të mbijetojmë, ne jemi mbijetues, çfarëdo që të ndodhë do vazhdojmë të jemi këtu prandaj luftojmë me grekët se kush është më i vjetri në kontinent, kemi parë kaq shumë të ikin e të vijnë. Nëse BE do të dojë të dalë nga gjitha këto kriza duhet të bashkohet si Europë. Amerika pa Europën është thjesht një ishull, Europa pa Amerikën është një gadishull. Ai ishull e ky gadishull duhet të jenë bashkë, që sherif në atë ishull të marrë seriozisht BE. BE duhet të bëhet më e fuqishme dhe shifrat kanë vlerë për sherifin. Ne duhet të shfaqemi te dera e shefit si treg 700 milionësh në të kundërt jemi të disfavorshëm të përfaqësohemi, si priftërinjtë në Kostandinopojë që kur muret po binin ata kishin diskutim shumë të rëndësishëm për seksin e engjëjve”, tha Rama.