Koncesionet në Shëndetësi, thirret në SPAK Klodian Allajbeu

CEO i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu është paraqitur mesditën e sotme në SPAK.

Zyrtarisht ende nuk dihet se për çfarë është thirrur Allajbeu, por ajo që është përfolur ka të bëjë me koncensionet në shëndetësi si dhe hetimet ndaj kryebashkiakut Veliaj dhe ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Dy prej kontratave, ajo e check up dhe sterilizimi u hetuan nga komisioni parlamentar, por dy të tjerat ajo e dializës dhe e laboratorëve, të lidhura me biznesmenin e Spitalit Amerikan, Klodjan Allajbeu u përjashtuan nga hetimi parlamentar.

Të Fundit