Kompania izraelite hedh në treg ‘qumësht gjiri’ për të rritur, sa i sigurt është?

Dobitë e qumështit të gjirit për bebet janë mbresëlënëse dhe të dokumentuara më së miri ndër vite. Në thelb, vitaminat dhe qelizat staminale që gjenden në qumështin e gjirit e ndihmojnë fëmijën të luftojë infeksionet dhe të ndërtojë një sistem të fortë imunitar. Mbi të gjitha, të ushqyerit e foshnjës me gji ul probabilitetin për të pasur sëmundje të ndryshme në të ardhmen siç është diabeti, sipas CDCP.

Por, disa studime të fundit po mundohen të provojnë se dobitë e qumështit të gjirit mund të shtrihen edhe tek adultët, duke i ndihmuar ata të trajtojnë infeksione të ngjashme me foshnjat. Disa kompani kanë nisur edhe të tregtojnë produkte me qumësht gjiri pluhur të paketuar në formë suplementesh.

Ka zëra, edhe pse të pa faktuar, se qumështi i gjirit i ndihmon meshkujt të ndërtojnë muskuj dhe badi-billdera të ndryshëm kanë bërë deklarata të çuditshme në publik rreth produktit më të ri në dietën e tyre.

Nuk është e habitshme, që këto diskutime do të ndiznin shumë diskutime të zjarrta rreth vërtetësisë së këtyre deklaratave dhe mbi të gjitha, sigurisë së këtyre produkteve. Ndaj, cila është e vërteta?

Siç mund ta keni menduar, studimet në këtë fushë janë tejet të limituara. Ka pasur disa studime tek tuk rreth konsumit të qumështit të gjirit për të rritur apo përdorimit të tij lokalisht në formën e kremit, për të luftuar sëmundje të lëkurës si dermatiti apo ekzema, por kërkime të faktuara nga ekspertë të mirëfilltë ende mungojnë.

Cili është verdikti final?
Për sa kohë që shkenca nuk e ka dhënë një të tillë, gjëja më e mirë është t’i qëndrojmë larg.

Por, një kompani izraelite pretendon se ka arritur të ‘deshifrojë’ kodin gjenetik të qumështit të gjirit. Kompania izraelitë ‘Maolac’ ka deklaruar së fundmi se ata kanë arritur të zbulojnë elementet prezentë në qumështin e gjirit që janë të dobishëm për njeriun dhe t’i krijojnë ato në laborator duke përdorur mostra të marra nga qumështi i lopës.

Ata po e reklamojnë produktin e tyre për vetitë e tij anti-inflamatore, në trajtimin e shumë sëmundjeve te lëkurës apo edhe fuqizimin e sistemit tonë imunitar.

Kombinimi i inteligjencës artificiale për të ndërtuar proteina të qumështit të gjirit sipas kompanisë izraelite do t’i bëjë ata shumë shpejt aktorët kryesor të një industrie të pazbuluar ende, që ka një potencial multi-miliona dollarësh.

Maloc po punon ende për produktin e tyre ‘revolucionar’ dhe pritet ta kenë atë gati në vitin 2023.

Të Fundit