Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë në një konferencë për media, prej ku ka thënë se Siç është vënë re, ka një rritje të rasteve të reja ditore, për shkak të virusit Delta.
Shefja e ISHP, Albana Fico, deklaroi se ka pasur një rritje të rasteve të reja, ku mesatarja javore e rasteve ka shkuar në 482 nga 291 që ishte një javë më parë.
Sipas Ficos, masat nuk kanë ndryshuar, por duhen zbatuar ato që janë, si përdorimi i maskës, mbajtja e distancës dhe higjiena.
“Mesatarja javore e rasteve të reja ka shkuar në 482 raste, nga 291 që ishin një javë më parë. Numri total i rasteve aktive në vend është rritur nga 5573 në 5792, që çon në rritje të incidencës dyjavore me rreth 5 herë nga dy javët e shkuara.
Sa i përket pozitivitetit të mostrës, mbetet në shifrën 7.8%. Raporti i infeksionit mes femrave dhe meshkujve mbetet 52 me 48. Raporti i fataliteteve është 1.8%. Grupmoshat 35-64 vjeç kanë një rritje në numër të konsiderueshëm të rasteve të reja. Saranda, Himara, Malësia e Madhe, Shkodra, Tirana dhe Vlora janë bashkitë me incidencën më të lartë”, tha Fico.
Shkak për rritjen e infektimeve është bërë qarkullimi masiv i variantit Delta në vend, që është një variant shumë herë më i transmetueshëm se variantet e tjera të virusit Covid-19.