Komiteti: Dozë e tretë nga 1 Nëntori, vaksinim edhe për personat mbi 16 vjeç – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Komiteti: Dozë e tretë nga 1 Nëntori, vaksinim edhe për personat mbi 16 vjeç

Komiteti Teknik i ekspertëve është mbledhur ditën e sotme, ndërsa drejtoresha e ISHP Albana Fico, tha se situata globale mbetet e rëndë.

Në takimin e sotëm, anëtarët e komitetit vunë theksin tek vaksinimi i popullatës.

Silva Bino tha se ka një rritje të përdorimit të vaksinës Pfizer, që po i afrohet përdorimit të vaksinës Coronavac e përdorur më herët.

Duke u bazuar në analizën e shifrave, Komiteti i Ekspertëve mendon se me një përkeqësim të lehtë të shifrave, niveli i masave mbetet i njëjtë.

“Ndërkohë në lidhje me vaksinimin, sugjerohet prioritet mbulimi i popullsisë me dozën e parë dhe të dytë për ata që nuk e kanë bërë. Ndërkohë qytetarët mbi 60 vjeç vendoset të bëjnë dozën e tretë jo më herët se 6 muaj pasi kanë bërë dozën e dytë, duke nisur nga data 1 Nëntor I këtij viti. Fëmijët mbi 16 vjeç do të ftohen me konsensusin e prindërve dhe rekomandimin e mjekëve, duke nisur nga data 1 Nëntor. Fëmijët 12-15 vjeç që kanë sëmundje që lidhen me imunitet të ulët, ftohen gjithashtu të vaksinohen”, tha Zv.Ministrja Rakacolli.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *