Komisioni i Rithemelimit të PD: Basha me 5 janar duhet të lirojë zyrën (Letra e plotë)

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, ku përmes një letre të drejtuar kreut të PD, Lulzim Bashës, i komunikojnë vendimet e kuvendit të 11 dhjetorit dhe referendumit të 18 dhjetorit.

Belind Këlliçi lexoi publikisht letrën, në përmbajtjen e të cilës Lulzim Bashës i kërkohej që më 5 janar të lërë zyrën e kryetarit të PD.

Ndër të tjera Komisioni i Rithemelimit të PD paralajmëroi Bashën se refuzimi i këtij vendimi do ta detyrojë anëtarësinë të shndërrohet në përmbarues politik të vullnetit të tij.

” Zoti Deputet!

Partia Demokratike në muajt e fundit është dashur të përballet me një sfidash dhe problematikash serioze, të cilat, pavarësisht rezultatit dramatik elektoral në zgjedhjet e përgjithshme nuk e kanë tronditur moralin e demokratëve dhe besimin e tyre se familja jonë politike do të kthehet shumë shpejt një alternativë serioze qeverisëse, e cila do të meritojë besimin dhe mbështetjen e shumicës së shqiptarëve.

Fatkeqësisht, në të njëjtën kohë dhe jashtë vullnetit të tyre, demokratëve u është dashur të përballen edhe me krizën më të rëndë të identitetit dhe demokracisë së brendshme të partisë që nga koha e themelimit të saj, veçanërisht për shkak të mosfunksionimit të forumeve të saj vendimmarrëse si dhe përvetësimit të kompetencave të organeve qendrore të partisë nga ish-kryetari i saj.

Me vendimin nr.6 datë 11.12.2021, Kuvendi Kombëtar i PD ka vendosur shkarkimin tuaj nga detyra për “thyerje të rënda të Statutit të PD, përvetësim të kompetencave të organeve qendrore të PD dhe dëmtim të rëndë të interesave politike dhe elektorale të saj”-nënvizoi Këlliçi.

Të Fundit