Kombinat/ Pallatit nr.12 i vihet dhe me pas i hiqet shiriti!


Kombinati ishte një ndër zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.Në këtë zonë 10 pallate u evakuan, pasi u cilësuan nga autoritetet si të pabanueshme.Por banorët e rrugës “Llambi Bonata”, të pallatit 12 kanë frikë, pasi tregojnë, se në fillim pallati i tyre është cilësuar i pabanueshëm dhe i është vënë shiriti, ndërsa më vonë i njejti pallat “u shndërrua” në i banueshem dhe shiriti u hoq.Banorët kanë videon e shiritit të vënë dhe shenjat, pasi ai u hoq.Por përgjigja e Kryetarit të Njësisë, Adriatik Merko, ishte, se shiritat janë vënë gabimisht. Ky i fundit shprehet, se nëse banorët nuk janë dakord me akt-verifikimin e parë, mund të kërkojnë rivlerësim dhe kjo kërkesë i paraqitet Emergjencave Civile dhe Institutit Ndërtimor.Zëdhënësi i Bashkisë së Tiranës, Renato Kalemi, thotë, se Instituti Ndërtimor është institucioni më kompetent për këtë gjë, por për merak banorët mund të kërkojnë një rivlerësim të pallatit.

Të Fundit